Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

REPORTAZH/ Të rinj që guxojnë dhe…dy Tironat që nuk takohen!

10:37 / April 27, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pawel Kuczynski The hunger for more
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana, vendi i metamorfuar më së shumti pas 1990, për gati 30 vite tranzicion është vendosur në syrin dhe fokusin e kujtdo, sidomos të rinjve për të zhvilluar veten në vendin (ekskluziv të kthyer tanimë) e zhvillimit të potencialit, ideve ose…kapjes pas ‘diçkaje të mirë’ e thënë në gjuhë aestetike.

tumblr ojk8wuRoR21t4f8lmo1 1280

Por a është kaq e thjeshtë?

A është Tirana vendi i vetëm i mundësive, dhe nga e thëna në të bërë sa e gjatë është vija që e përshkon ndarjen e kumtit të kësaj sentence?

0

Për ta kuptuar thjesht dhe shkoqur, pa dorëza dhe pa vendosur asgjë, në asnjë filtër gazetaresk, as në kronizë klishesh, shohim se si nis dita e një 23 vjeçari të ardhur nga Tepelena, i cili prej disa vitesh jeton në Tiranë.

***

E hënë, ora shënon 3:30 dhe J.B, një djalë 23 vjeç, i cili punon në një callcenter, në këtë orë i duhej të rendte turravrap për të marrë biçikletën e tij, të lidhur me një rrip tejet të hollë krahas kangjellave dhe të nisej për në punë, por prej 40 ditësh këtë rutinë të zakonshme të pasditeve thuajse e ka harruar.

Qëndron i izoluar në shtëpinë e tij të marrë me qira të cilën e ndan me dy shokë të tjerë, të cilët patën mundësi të iknin në vendlindjet e tyre para se të vendoseshin masat kufizuese për shkak të Covid-19.

J.B qëndroi!

-Ndoshta nuk bëra mirë-shprehet.
-Duhet të isha pranë familjes.

Drekën e ka ngrënë fare shpejt, aspak në mënyrë tradicionale siç e do zakoni. Një ‘sandwich’ të madh shoqëruar fill me një birrë e më pas direkt me një cigare të ndezur padurimisht sikur donte të pinte atë para se të hante.

Subway Meatball 4076 5197.jpg

Studion në Fakultetin e Shkencave, viti i tretë, pra diplomohet, ose i duhej të diplomohej nëse nuk do ishin pezulluar shkollat dhe universitetet për shkak të Covid.

Si është jeta për ty këtu, e pyes?

-Si të gjithë…

Pse përgjithëson, e ndërpres në saponisje të fjalisë?

Po sepse pak a shume të gjithë të rinjtë bëjnë të njëjtën jetë, kanë pak a shumë të njejtën rutinë, veço ata që kanë diçka gati nga prindërit, ose siç i themi në zhargon “gocat dhe çunat e babit me lekë”, por pastaj për ne të tjerët, kush më mirë e kush më keq i duhet t’ja dalë vetë…dhe t’ja dalësh vetë nuk është fort e lehtë.

Prej 40 ditësh në izolim, si ia ke dalë, në një kohë kur ke qënë edhe pa punë, e ke përballuar dot ekonomikisht?

Ka qënë disi e vështirë, jo dhe aq në fakt sepse une fatmirësisht kam pasur disa të holla të hequra mënjanë, veç kësaj morra dhe rrogën që na u premtua. Nuk vdiqa domethënë (qesh).Por që nuk ka qënë edhe aq e lehtë pasiqë më duhej t’i menaxhoja mirë ato pak të hequra që kisha.

Po me shkollën si ja bën?

-I alternoj paradite në shkollë, pasdite punë. Në darkë lexoj ose përgatitem për leksionet e nesërme, për detyrat e kursit, etj. Ka raste që edhe nuk ia dal dot t’i vë në vijë, por më duhet të pranojë faktin që detyrë parësorembetet përfundimi i shkollës ndaj dhe nuk dorëzohem. Është një objektiv që më mban në ritëm.

Rrëfimi i tij kishte oshilacioni intonative, ndërthurrje midis gëzimit dhe trishtimit.Një përzjerje që ai mendonte se ashtu si ai, pjesa dërrmuese e bashkëmoshatarëve ishin në një ‘tavë’ me të.

Rutina që ndiqte pjesa e madhe tha studenti, ishin: shkollë (kush studionte), shtëpi-punë dhe anasjelltas, dhe me raste, kur diçka të tepronte, një fundjavë në ndonjë pub për të shpërfillur stresin ishte gjëja e duhur.

pexels photo

Familjen e telefononte 2 herë në javë, bisedat ishin te ngrohta, por zgjasnin pak dhe këto bëheshin qëllimisht për arsyen e mosrëndesës emocionale.

Dhe kështu vijonte pak a shumë e gjithë rutina e javës.

Fundjava e dedikuar krejtësisht për veten, për gjërat e lëna pezull gjatë javës.Duke nisur nga larja e rrobave, punët e shtëpisë dhe pazaret e zakonshme. Ndërsa pasditja shëtitje e gjatë dhe ushtrime fizike në kushte shtëpie.

‘Do doja shumë të ikja’- u shpreh prerë J.B pas një bisede të gjatë që duket sikur e karrikoi për atë shpërthim të panatyrshëm.

Do të ikësh jashtë-i them?

Po- përgjigjet pa një pa dy.

Pse?

-Sepse ndihem i lodhur në të zakonshmen dhe rutinën boshe të ditës?

Mbase nuk je i mirëpaguar?– i shtroj bisedën.

Kjo është një ndër arsyet, por nuk është e vetmja dhe më beso që nuk është kryesorja.Kërkoj një mundësi më shumë, dua diçka tê sigurt, jo sot për sot, po edhe për nesër.

Që ta them më shkurt: Mes një jete sfiduese përballë mundësive dhe një jete sfilitëse përballë mbijetesës më duhet të zgjedh të parën, më mirë i fundit atje sesa i pari këtu!

J.B u duk sikur mbylli bisedën, nuk e tha hapur, por e nënkuptoi.

Të të pyes i them… beson se rasti është mbreti i botës, pra rastësisht ti mund të ishe diku tjetër, më mirë se këtu?

-Rasti është vendtakimi i vullnetit me pasionin- më përgjigjet me një shprehje të këndshmë që s’e mbante mend nëse e kishte lexuar a ja kishin thënë.

Tirana shihej në të mbuluar muzgu.Ecëm përreth 1 orë në perimetrin e kufizuar të lagjjes rreth mendjes që tollovitej mes të thënave të J.B, Tiranës së madhe që shtrihej përpara dhe një bote tjetër atje tej që shfaqej si mundësi e madhe.

tirana nobo43 0

Kontrastet dhe dilema të fuqishme!

Dhe ta imagjinoni që po flasim për Tiranën, e ‘glorifikuar’ si vendi i mundësive.

Po sikur të të bjeri rruga për një reportazh në njërën nga dy anët e Shkumbinit, lart a poshtë, më në Veri, a më në Jug?

Se di…!

Tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

11:22 / August 23, 2026

Thellohet bilanci nga aksidenti në Durrës, shkon në katër numri i të vdekurve. Ndërron jetë te “Trauma” 16-vjeçari

11:01 / August 23, 2026

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.