Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkodër/ Si u përfshi Ganjolla në hartën e kanabisit, fshati që njihej vetëm për prodhime bujqësore

19:46 / November 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ganjolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë, një operacion i policisë së Shkodrës zbuloi një laborator të prodhimit të lëndës narkotike kanabis sativa, pikërisht në fshatin Ganjollë. I gjendur pak kilometra larg Shkodrës, fshati nuk ishte përmendur më parë për kultivimin e kanabis sativës. Në një kat të nëndheshëm, poshtë një ndërtese të përdorur si magazinë, u sekuestruan 2,600 bimë të kultivuara në vazo dhe 170 kilogramë kanabis i përpunuar, i ambalazhuar në 10 thasë plastikë.

Brenda këtyre ambienteve, policia arrestoi 10 punëtorë, mes të cilave edhe 2 gra, burra dhe të rinj. Të gjithë nga qytetet e tjera, nga Gjirokastra deri në Mirditë, të punësuar për t’u kujdesur për bimët narkotike.

Ky është rasti i katërt, nën zonën e Shkodrës, kur mjedise të mbyllura, përdoren për kultivimin e kanabis përmes llambave të fuqishme. Dy rastet e para u regjistruan në Malësinë e Madhe dhe në Bërdicë, ndërkohë që vitin e kaluar një tjetër rast, u zbulua në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Njësia Guri i Zi në territorin e bashkisë së Shkodrës njihet për kultivimin dhe prodhimet bujqësore. Megjithatë jashtë kamerave vetë banorët pranojnë që fenomeni i kultivimit të kanabis po përhapet dhe në këto anë.

Ata refuzojnë të prononcohen e aq më pak të tregojnë nëse dhe më herët kanë vërejtur lëvizje në zonë të personave nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Hetuesit po verifikojnë se kush e kishte në përdorim magazinën dhe nëse pas financimit e organizimit të aktivitetit qëndron një grup i organizuar.

Këtë të martë, policia njoftoi procedimin penal për 5 punonjës të OSHEE-së. Kultivimi i kanabisit në mjedise të mbyllura, përmes llambave, kërkon një konsum të lartë të energjisë që nuk mund të mos bjerë në sy. Pikërisht për këtë arsye bashkëpunimi me punonjës të OSHEE-së, është i pashmangshëm, për lidhjet e jashtëligjshme me rrjetin.

Burimet pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se për hetimin e këtij rasti është punuar më shumë se tre muaj në rrugë proaktive dhe me hetime speciale derisa ranë në gjurmët e laboratorit në Ganjollë.

fshati ganjolla Harten kanabisit Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu

15:50 / November 24, 2026

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali thyen heshtjen: Flasim nesër

15:38 / November 24, 2026

Kosovë/ Katër arrestime të reja për vrasjen e Arlinda Zekajt, në pranga edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati

14:25 / November 24, 2026

Ambasadori amerikan në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

14:20 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.