Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të mundesh t’i përgjigjesh vetes dhe prindërve në këto ditë izolimi

10:00 / April 28, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prinderit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë një djalë i ri gati u “kryqëzua”, madje edhe nga kryeministri, pasi shkoi të takonte prindërit dhe i infektoi. Sigurisht që ai “gaboi”, por të ruash racionalitetin nuk është shumë e thjeshtë, në këto ditë të vështira.  

Unë jam 35- vjeç dhe si të gjithë më merr malli për prindërit e mi, por dhe jam shumë e shqetësuar për ta. Punoj edhe jetoj vetëm në Tiranë. Kur dëgjova lajmin se Koronavirusi po merr me dhjetra jetë njerëzish në Kinë, më erdhi keq, por jeta ime vazhdoi normalisht. Mu duk si një sëmundje e largët që vështirë të na prekte ne në Shqipëri.

“Ethet” më filluan në momentin që sëmundja erdhi në Europë në shtetin tonë fqinjë, që unë e dua shumë, Itali. Aty nisa të mendoja seriozisht. Motra ime jeton atje dhe punon në një spital. Rreziku për infektim vetëkuptohet që është i lartë. E megjithatë shqetësimi im më i madh ishte tjetërkund, tek prindërit e mi pensionistë, të cilët jetojnë vetëm, rreth një orë larg shtëpisë sime. Ndiqja lajmet dhe kuptoja se të moshuarit ishin shtresa me e prekur, problem në mendjen time ishin vetëm ata. Njëra nga motrat e mia jeton në Itali dhe tjetra në Gjermani, duke qenë se jemi vetëm tre femijë dhe unë jam e vetmja në Tiranë, për prindërit duhet të kujdesem unë. Më duhet të shkoj herë pas here, për të kaluar disa orë me ta. Të kryej disa punë, që mosha tashmë ua ka vështirësuar t’i realizojnë vetë, besoj që shumë më kuptojnë!

COVID 2

Ashtu si pritej, COVID-19 erdhi edhe në Shqipëri.

Tashmë përveç, stresit, merakut se mos prekesha nga ky virus i frikshëm, ndryshoi edhe rutina ime e përditshmërisë.

Ende pa u kufizuar lëvizjet gjëja e parë që vendosa me motrat ishte të këshillonin pindërit të mos dilnin. Duke qenë se babai im vetëm pak kohë më parë kishte kaluar një sëmundje në mushkri, është një nga personat me të rrezikuar për t’u prekur nga ky virus. Mua mua më lindi një tjetër detyrë, të shkoja dhe të bëja disa pazare për ta. Kështu për disa ditë nuk do kishin nevojë të dilnin nga shtëpia, dhe kështu bëra. Për momentin u qetësuan.

pazare

Megjithatë për mua vështirësitë vazhdonin. Ditët e para edhe më shumë, pasi mu desh të adaptohesha me kushtet e reja të punës në shtëpi. Në momentin që u dha urdhëri që nuk mund të shkonim më në punë, nuk i kisha kushet, mu desh të bleja një Lap- top dhe më pas të vendosja internetin në shtëpi, megjithatë edhe këtë e realizova.

Por sfidat sa vinin e shtoheshin dita-ditës, numri i të sëmurëve rritej, mjetet e transportit u ndaluan të gjitha, dyqanet u mbyllën, dhe mund të bëje pazar në fasha orare shumë të reduktuara. Zakoni i parë që më bëri të mësoj kjo pandemi, ishte të praktikoja më shumë blerjet online, në mënyrë që të ndihmoja veten dhe prindërit.

telefon

Pasi në çdo telefonatë që bëja me ta, prisja që të merrja ndonjë porosi që kisha frikë se nuk do mundesha t’jua realizoja. Por ata nuk kërkonin dhe vijojnë të moskërkojnë asgjë edhe kur ushqimet ju mbarohen mami thotë: “Kemi mam, mos u shqetëso sepse ne sajohemi dy pleq jemi”. Në gjithë këto ditë e vetmja gjë që më kanë kërkuar është që të gjeja një mënyrë që t’ju blija dhe t’ju çoja ilaçet në shtëpi. Menjëherë i thashë ok, megjithëse se kisha idenë se si do ja bëja pasi, që unë të shkoj në këmbë në shtëpinë e atyre më duhet të eci rreth 2 orë vajtje-ardhje.

Ilace onlne

Mu kujtua të merrja në telefon një prej faramacive pranë lagjes së mamit, dhe t’u kërkoja t’ju dërgonin medikamentet në shtëpi, sipas recetave që unë ja nisa online. Kështu u zgjidh ky problem, edhe ai i ushqimeve, të cilat unë i porosis për ta dhe marketet ja çojnë në shtëpi.

ushime 2

Por sërish nuk jam e qetë, pasi edhe ata të lodhur nga izolimi tentojnë të dalin deri tek furra e lagjes për të blerë bukën, ose ndonjë perime të freskët. Nuk mund të më presin mua për gjithçka.

Kështu babai dhe mami filluan ta thyejnë pak rregullin, një herë në javë, 15 minuta për të blerë bukë, dhe ndonjë gjë emergjente. Në fakt, unë me ta bëj “luftë” në telefon, edhe motrat, por na thonë të mos shqetësohemi se ato pak minuta, dalin me maskë, dhe doreza, herët në mengjes kur nuk ka njeri.

20 8

Nuk jam dakort dhe nuk dua të dalin, por e shoh që 100% nuk ju përgjigjem dot, dhe më pas hesht duke ju lutur zotit që t’i ruaj ata edhe të gjithë të moshuarit, deri sa ky vrasës të largohet.

Me këto zakone të reja tashmë unë po përpiqem të jetoj me optimizëm, duke shpresuar të bëj sa më pak “gabime” në çdo hap, deri sa të dalë vaksina që do të na mundësojë t’i rikthehemi normalitetit./ Tirananews.al/  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbi tri orë mbledhje në Pogradec me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit

15:03 / August 23, 2026

Detaje nga vr*sja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, gjendet th*ka që dyshohet se përdori Sokrat Vata

13:39 / August 23, 2026

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

11:22 / August 23, 2026

Thellohet bilanci nga aksidenti në Durrës, shkon në katër numri i të vdekurve. Ndërron jetë te “Trauma” 16-vjeçari

11:01 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.