Një 81-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rën nga lartësia e shtëpisë ku banonte. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen e Kombinatit në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet ndërkohë që dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.04.2020, rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat,ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
