Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tenderat/ KLSH regjistron denoncimet e PD: Do të ndjekim me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit

15:44 / April 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klsh 15 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara nga PD-ja mbi abuzimet për përdorimin e fondeve publike në periudhën e fatkeqësisë natyrore nga COVID-19. KLSH-ja kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri. “Megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente”.

KLSH thekson se pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, krahas auditimeve online po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Në këto kushte, KLSH rekomandon që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale.

“Si një institucion watchdog, agjent i Kuvendit dhe në shërbim të qytetarëve, KLSH do të ndjekë me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit të kryera gjatë kësaj periudhe, me qëllim që t’i ofrojë Kuvendit dhe publikut opinionin nëse fondet publike nuk janë keqpërdorur, por administruar me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë, nëpërmjet një auditimi dhe raportimi të veçantë”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, që në janar të këtij viti, i kemi kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht:

• vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit,
• vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave,
• përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe
• hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

Sipas KLSH-së, sot më shumë se kurrë është koha që Kuvendi dhe qeveria të kalojnë Ligjin për Përgjegjshmërinë Materiale të Zyrtarëve të Lartë Publikë, të kërkuar me këmbëngulje në shtatë vitet e fundit si mjet tejet efiçient në luftën kundër korrupsionit. Tenderat dhe prokurimet që janë bërë lidhur me situatën e krijuar nga COVID-i janë denoncuar dhe shoqëruar me akuza për qeverinë nga Partia Demokratike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

11:22 / August 23, 2026

Thellohet bilanci nga aksidenti në Durrës, shkon në katër numri i të vdekurve. Ndërron jetë te “Trauma” 16-vjeçari

11:01 / August 23, 2026

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.