Një ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi ku një 13 vjeçar, ka qëlluar për vdekje vëllanë e tij të vogël pasi ka humbur lojën në celular
Mediat ndërkombëtare, kanë raportuar se 13-vjecari qëlloi disa herë me thikë vëllanë në moshën 7 -vjeçare në shtëpinë e tyre në rajonin qendror rus Krasnoyarsk Krai. Dy djemtë jetonin me nënën e tyre, të fejuarin e saj dhe motrën gjashtë muajshe.
Mediat vendase thonin se më 23 prill, nëna çoi të bijën në shtëpinë e gjyshërve, duke i lënë djemtë të vetëm në shtëpi. Gjatë lojës vëllau i madh është nxehur se nuk po fitonte dhe nisi të godasë mobiljet dhe të rrëzonte sendet përtokë.
Më pas thuhet se vëllai i vogël u zgjua nga zhurma dhe nisi të fshihet prej të vëllait në kuzhinë. Ndërkohë ky i fundit nga frika se i vëllai do t’u tregonte prindërve për dëmin që kishte bërë, e goditi atë 15 herë me thikë duke e lënë të vdekur.
Kur nëna u kthye në shtëpi nuk kishte besuar atë që adoleshenti i tergonte dhe thirri policinë. Krimi ka tronditur komunitetin vendas, teksa 13-vjeçari ishte një djalë i sjellshëm. Ndërkohë hetimet për ngjarjen po vazhdojnë të kryhen nga policia vendase.
