Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Droga bashkon shqiptarët dhe maqedonasit, merrnin porositë përmes WhatsApp-it

19:54 / April 27, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aquila droge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup kriminal shqiptaro-maqedonas ka rënë në prangat e policisë në Itali falë operacionit të koduar “Shqiponja” pasi trafikonin drogë të llojit kokainë, hashash dhe marijuanë në territorin e qytetit të Akuilas.

Grupi kriminal furnizohej nga shqiptarë të tjerë të cilët banonin në qytetin e Romës dhe komunat Tivoli e Cerano. Bëhet me dije se në hetim janë vënë 18 shtetas, mes të cilëve shqiptarë, italianë dhe tre maqedonas. Gjashtë prej tyre ndodhen në arrest me burg dhe akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe për bashkëpunim në aktivitetet kriminale.

Për të zbuluar rrjetin mësohet se policia e ka patur të vështirë pasi këta persona përdornin një gjuhë të koduar për të komunikuar mes tyre. Çdo dozë kokainë 0.5 gramë identifikohej me emrin karamele, 1 gramë kokainë njihej me emrin gisht, pesë gishta ishin të barabarta me 5 gramë kokainë, 1 gur nënkuptonte 10 gramë kokainë etj.

Para se të përgatitej për t’u shpërndarë droga fshihej në vende të caktuara si nën tokë apo në muret e varrezave në qytetin e Akuilas. Sakaq mediat italiane raportojnë se ky grup kriminal shpeshherë përdornin rrjetin social ‘WhatsApp’ ku bënin pjesë një rrjet i gjerë korrierësh.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krimi i dyfishtë që tronditi Athinën/ 50-vjeçari shqiptar ishte i martuar dhe baba i një fëmije, gruaja e Allmuçës: Nuk dija asgjë për lidhjen

14:21 / August 23, 2026

Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qynon dhe “u zhduk”, Gjykata e Tiranës cakton dy masa sigurie për gruan e Florenc Çapjas

13:00 / August 23, 2026

“Më ço në spital, nxito…”/ DJ rrëfen momentet pas vrasjes në Ksamil: Sokrat Vata ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës

18:07 / August 22, 2026

U dëmtua gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, punonjësi i FA përfundon te Trauma

16:59 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.