Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunimi i 3-vjeçarit, halla: Vëllai kaloi krizë, thoshte ‘t’ia jap unë dënimin’. E ëma është e dhunshme, djalin e madh e braktisi 6 muajsh

13:18 / April 28, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me zemer te hapur deshmitarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamëz, ku një 3-vjeçar u dhunua barbarisht dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital, zbardhen dëshmi të reja. Në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, ka ardhur dëshmia e hallës së fëmijës.

Për dhunimin e fëmijës është arrestuar bashkëjetuesi i nënës së tij por ka mohuar krimin. Halla e 3-vjeçarit thotë se nëna e tij, ish-kunata ka qenë e dhunshme dhe se e ka braktisur djalin e madh.

“Kjo ngjarje nuk duhet të kalojë në heshtje. Djali ka pak përmirësime, por presim të kalojë 72 orëshi. Sot kishin tentuar t’i heqin tubat por ka akoma hemorragji. Përpara se të shkonte vëllai ka shkuar motra. Ajo më mori me kamera dhe djali nuk reagonte fare. Çfarë të të them? Të shohësh një foshnje në atë gjendje është e vështirë. Stafi i spitalit ka bërë një punë të mrekullueshme. Përpara dy muajsh, para se të fillonte karantina e ka parë për herë të fundit. Është një histori shumë e ngatërruar sepse ajo ka ikur shumë herë dhe është kthyer shumë herë edhe jashtë shtetit. Janë bërë shumë denoncime për dhunën e saj në familje. Mua më intereson vetëm çështja e nipit të vogël. Nëna duhet të ishte pranë atij. Doktorët thonë se ai e ka kërkuar nënën, por ajo nuk ka shkuar asnjëherë. Të dy e kanë çuar në duar të mjekëve, këtë thonë edhe shumë dëshmitarë, pastaj janë larguar. Nuk e dimë me siguri, nëse i ka marrë policia në spital apo jo. E dimë që kanë lënë fëmijën në spital. Djali nuk reagonte. Të dyja motrat e mia janë aty. Vëllai kishte kaluar në një krizë, kishte kërkuar ta nxirrnin atë dhe të merrej me të. Thoshte le t’ia jap unë dënimin. Ne i thamë që le të vendosë drejtësia. Ai ishte një fëmijë që nuk ka ditur të mbrohet. Nuk e dimë sesi e ka torturuar. I thonë gati 10 vite, por shumë herë është larguar. Madje krijoi një lidhje kur ishte me të voglin. U kthye kërkoi falje. Unë kam mbajtur kontakt të mirë sepse ishin në mes fëmijët. Unë doja të isha deri në momentin kur lindi djali. Më njoftoi dhe i vura emrin. Ne kemi dëshirë që edhe ajo të jetë pjesë e këtij emisioni, të shprehë mendimin e saj. Ruaja një lidhje, flisja në kamera me djalin, mendoja se një ditë do i bëja fëmijët bashkë. Përpara dy muajve shikoja në rrjetet sociale fotografi, por nuk më intereson sepse ishte ndarë nga vëllai im. Djalin e madh e la, tha nuk e mbaj dot. ‘Ai ka bërë burg jashtë shteti dhe do ta vrasi vëllain. Jam lidhur, e kam burrë’. Thoshte budallallëqe. Këtë lajm e kam mësuar nga mediat. Kur ka ikur për herë të parë nga familja ka shkuar te tezja. Pastaj është kthyer dhe ka shkuar te një shoqe. I pëlqente jeta veç me shoqet. Djalin e madh e ka lënë 6 muajsh. Ne i thoshim motër, jo kunatë. Unë jetoja në Greqi dhe i dërgoja lekë për biletat. Ajo ka qenë e dhunshme me fëmijët, ka shumë nerva. Çdo debat e kishte me duar, jo vetëm me fëmijët por me të gjithë. Ne nuk kemi çfarë të mendojmë. Ndoshta këta të dy janë grindur me njëri-tjetrin dhe fëmija ka qarë. Edhe ai e ka rrahur, ose e kanë rrahur të dy. Ai është i vogël dhe ka parë një sherr në shtëpi. Ne jemi të mërzitur dhe të stresuar dhe të themi, por një fëmijë që rrëzohet nga divani dhe të ketë fraktura në kokë dhe këmbë, nuk e them dot jo. Mesengeri nuk ka reshtur nga sms dhe e kemi parë fëmijën edhe herë të tjera me shenja”, tha halla e djalit të dhunuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.