Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vijon zgjerimi i trotuareve dhe shtimi i korsive të biçikletave në Tiranë

14:25 / April 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
94799165 1582252375265804 8044881067221450752 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, tregoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë. Ndaj, zgjerimi i trotuareve dhe ndërtimi e rrjetit të korsive të biçikletave, me qëllim lehtësimin e lëvizjen së qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë, po vazhdon me ritme të shpejta.

94626225 706678240092829 6572924358166052864 n

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi disa nga punët që po kryhen te Libri Universitar, ish stadiumi “Dinamo”, sheshi “Uilson” etj., ku theksoi se një nga mësimet që na dha koronavirusi është nevoja për më shumë trotuare dhe korsi biçikletash, të cilat do të konsiderohen si pjesë e një emergjence shëndetësore. “Për sa kohë që nuk kemi një vaksinë, e ardhmja do të jetë e këmbësorëve dhe e çiklistëve. Disa gjëra që më përpara i bënim sepse ishim bashki progresiste, pra rregullim trotuaresh, korsi biçikletash, tani do t’i bëjmë si detyrim dhe emergjencë shëndetësore. E di që tingëllon e çuditshme, por zgjerimi i trotuareve dhe korsitë e biçikletave janë pjesë e një emergjence shëndetësore, njësoj si shërbimi zjarrfikës, shërbimi policor apo shërbimi i ambulancës”, tha ai.

Veliaj shtoi se në ato zona ku janë zgjeruar trotuaret, edhe puna tek bizneset është rritur më shumë. “Janë bërë trotuaret e reja, duke filluar nga Presidenca, aty ku takohet me Bulevardin “Sulejman Delvina”, në të dy anët, edhe te Libri Universitar. Po të shikoni, tani që është hapur orari dhe është relaksuar pak situata e emergjencës, është shtuar më shumë puna në ato dyqane. Besoj se të njëjtin fat do të ketë edhe “Sulejman Delvina”, edhe Sheshi “Uilson”, deri këtu ku takohet me “Gjik Kuqalin”. Më përpara nuk e vinim re sepse më parë nuk e ndjenim nevojën e distancës sociale, por tani është absolutisht jetike”, u shpreh ai.

94786563 237115657496568 7636522457255378944 n

Kryebashkiaku nënvizoi se edhe në qytetet më të mëdha në botë, përparësi kanë trotuaret dhe jo automjetet. “Ka disa legjenda urbane: Një prej tyre është se bie puna e biznesit kur rruga ka korsi biçikletash dhe kur s’ka makina. Kjo është e pavërtetë! Në Tiranë, Paris, Londër, Nju Jork, makinat janë një mur metali, që rrinë 16 orë të parkuara para biznesit, pengojnë çdo klient dhe e bën të pamundur për dikë të ndalojë në momentin që secili lë makinën e tij aty për orë të tëra. Nëse dikush është skeptik për këtë që po ju them, pyesni të gjitha dyqanet përballë Parkut “Rinia” dhe do t’iu thonë sa u është shtuar puna kur u dyfishua trotuari”, tha Veliaj. Ai sqaroi se në të gjitha kryeqytetet e botës ku janë hequr makinat dhe është vënë një korsi biçikletash, puna e biznesit është shtuar nga 70% – 90%.

Trotuarët e rinj kanë gjerësi 2 metër, ndërkohë një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rampave për personat me aftësi të kufizuar.
Luis Tanushi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.