Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një postimi në Facebook shprehet se duhet bërë urgjent deinzfektimi i bregdetit dhe plazheve nga mushkonjat dhe insektet, pasi ata janë bartës potencial të infeksioneve.
Ai thotë se janë bashkitë që i kanë në administrim këto zona që duhet të bëjnë këtë gjë.
POSTIMI I PANARITIT
Urgjent dezinfektimi i bregdetit, plazheve nga mushkonjat dhe insektet! Janë bartëse potenciale të infeksioneve.
Bashkitë të dezinfektojnë zonat bregdetare në administrim, nga mushkonjat dhe në përgjithësi nga insektet gjakthithës.
Sepse një pjesë e mirë e tyre janë bartës të sëmundjeve infektive.
Sepse valë të tjera virozash të transmetuara nga insektet mund të shfaqen edhe përtej COVID- 19?
Sepse vetëm 4 vitet e fundit Ballkani Perëndimor dhe ne jemi prekur nga dy viroza të transmetuara nga mushkonjat dhe insekte.
Në vitin 2018, Ethet e Nilit Perëndimor prekën Ballkanin. Transmetues ishin mushkonjat.
Në Serbi, Greqi, Itali u prekën me qindra dhe u regjistruan dhjetëra të vdekur madje edhe Kosova raportoi vdekje. Ne zyrtarisht nuk u prekëm, e theksoj zyrtarisht.
Por dy vite më parë u prekën rëndë lopët (100 mijë) nga virusi i dermatozës nodulare i transmetuar nga një lloj insekti fluturues gjakpirës. Vdiqën (ngordhën) 1200 lopë. Për fat virusi nuk kalonte te njeriu këtë herë.
Në të gjithë vendet e rajonit, dezinsektizimi (dezinfektimi) fillon me trajtimin e këtyre zonave në muajt Mars – Prill kur këto insekte janë ende në stadin e larvave.. Mund të jemi vonë duhet vepruar!
