Gazetarja e famshme Christiane Amanpour ka realizuar një intervistë për operan ‘La
Traviata’ e Xhuzepe Verdit.
Pjesë e kësaj opera është edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho.
Për Ermonelën, gazetarja e ‘CNN’ është shprehur e impresionuar, duke cilësuar atë si një soprano të shkëlqyer. Ajo ka publikuar dhe një foto në ‘Instagram’ bashkangjitur me shkrimin.
“Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në histori tragjike të dashurisë, “Verdi La Traviata”, shkruan gazetarja.