Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kim Jong Un ka ndërruar jetë? Flet Trump: Unë e di të vërtetën, por…

20:00 / April 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Donald Trump Kim Jong Un
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai ka informacion rreth udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se shpreson se ai është mirë me shëndet.

Pohimi i zotit Trump vjen pas disa ditë spekulimesh lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të Phenianit, vendndodhen e tij dhe nëse ai ka kryer një operacion në zemër.

“Daily NK”, një faqe në internet me qendër në Seul, raportoi javën e kaluar se Kim Jong Un-i po merrte veten pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare më 12 prill, duke përmendur një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut. Por agjencia e lajmeve “Reuters” nuk arriti ta konfirmojë një lajm të tillë.

Një tren special, që sipas të gjitha gjasave i përket udhëheqësit të Phenianit, u pa javën e kaluar në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Wonsan. Imazhet satelitore u ofruan nga “38 North”, një projekt monitorimi i Koresë së Veriut, me qendër në Uashington.

“Nuk mund t’ua them saktësisht“, tha zoti Trump kur u pyet rreth gjendjes së Kim Jong Un-it gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas tani për këtë. Thjesht i uroj gjithë të mirat”, tha Presidenti Trump duke sugjeruar se misteri do të zgjidhet së shpejti.

“Shpresoj që ai është mirë. E di gjendjen e tij. Do të shohim, me siguri do të dëgjoni në një të ardhme të afërt“, tha zoti Trump./VOA/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026

Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët

12:23 / August 23, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.