Një 57-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri dhe më pas ndaj punonjësve të policisë. Më pas është kyçur në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Shtatori” të Çorovodës në Skrapar.
Skrapar/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.
