Një 29-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm teksa është përplasur nga një mjet.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i Shoferit” në Divjakë ku i riu ishte duke ecur me motor.
NJOFTIMI I PLOTE
Divjakë
Informacion paraprak
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
