Rasti i ri me koronavirus në Berat është shënuar sërish në fshatin Kostren dhe bëhet fjalë për vëllain 13-vjeçar të adoleshentes e cila rezultoi pozitive katër ditë më parë.
13-vjeçari nuk ka shfaqur simptoma por i është bërë tamponi si kontakt i një rasti të prekur, motrës së tij.
Vetë adoleshentja pak ditë më parë tha se kishte dy muaj pa dalë nga shtëpia dhe nuk e di se si mund të jetë infektuar. Madje kushërinjtë e saj nga Greqia i kishte takuar dy muaj më parë. Tashmë ka nisur hetimi epidemologjik, ndërkohë që tamponi i është bërë të gjithë familjarëve të vajzës, per te cilet pritet te dale pergjigja.
16-vjeçarja ka pasur temperaturë dhe kollë, ndërsa tani është izoluar në banesën e saj duke pasur kujdesin e mjekëve.
