Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës/ Rrëfehet daja: Në qershor kishim gëzim, fejohej më i vogli

14:44 / April 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besmir e Viktor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në familjen e 2 vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, të vrarë në Durrës, ka vetëm dhimbje dhe zi. Vrasja ka ndodhur rreth një muaj para se të fejohej vëllai i dytë, Viktori, i cili   ishte emëruar edhe pedagog i asociuar në UAMD.

Daja i viktimave, Nikolle Preci flet me dhimbje, por edhe i indinjuar mbi komentet mediatike që janë bërë për ta, ndërsa thekson se po flasin me shumë se ç’dinë.

Në këtë situatë kur kësaj familjeje i është mbyllur dera, ata kërkojnë nga shteti vetëm që të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje. Preci thekson se kjo familje, si shumë të tjera, ka qenë e varfër dhe se jetonte në një lagje periferike, por vetëm duke punuar me punë të pastra, ngritën gjithçka. Po ashtu daja thekson se familja nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka dijeni se për çfarë motivesh ka ndodhur krimi i dyfishtë.

Për gazetaren Haxhiaj ka folur edhe babai i viktimave, i cili ka treguar se si kishin punuar përgjatë këtyre viteve dy djemtë e tij.

Mes të tjerash, Kola tha se ka punuar me djemtë si mekanik në servis makinash dhe tek lavazhi. Babai i viktimave tha se kanë marrë disa kredi për bizneset e tyre, siç ishte dhe një shumë prej 40.000 eurosh, të cilën i duhet ta shlyejë pasi kishte lënë shtëpinë peng. Ai kërkon nga shteti që të zbardhet e vërteta, ndërsa mediat të mos i shqetësojnë e rëndojnë më shumë në gjendjen e rëndë që po kalon familja me variantet e dyshimta që sjellin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.