Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mos i bëni këto 5 gjëra pas daljes nga karantina!

16:13 / April 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
COVID 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbarë botën, shumë vende po lehtësojnë disa prej masave shtrënguese kundër pandemisë së COVID-19 e një lajm i tillë shumëfishon tundimin për të shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Idea e një përqafimi, puthjeje, feste apo udhëtimi jashtë shtetit është shumë joshëse, por a është e arritshme?Paralajmërimet e autoriteteve janë që nëse infeksionet nga COVID-19 vazhdojnë me të njëjtat ritme, masat shtrënguese mund të rikthehen.

Këtë e pohoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel sipas të cilës ” ne jemi akoma në fazën fillestare të daljes nga pandemia”, apo guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo që tha se “nuk duhet të udhëhiqemi nga emocionet por nga faktet”.

Një gjë është e sigurtë deri më tani: jeta jonë nuk do të kthehet në normalitet menjëherë.

5 Gjëra Që Nuk Duhet T’i Bëni Pas Daljes Nga Karantina

Edhe nëse masat lehtësohen njerëzit duhet të ndjekin disa këshilla dhe të mos nxitojnë për hir të shëndetit të tyre dhe të tjerëve.

Mos Organizoni/Shkoni Në Festa.

Masat e distancimit social janë vendosur për një arsye, pra për të ndalur transmetimin dhe përhapjen e virusit në masë.Organizimi apo shkuarja në një festë ku me gjasë do jenë dhjetëra njerëz në një ambient të hapur e të rrëmujshëm është e rrezikshme.

Në mesin e njerëzve mund të ketë asimptomatikë dhe falë tyre ju mund të rrezikoheni shumë.

Edhe nëse hapen baret e diskot, ato do të jenë me orar dhe kapacitet të kufizuar.Mbrojtja e shëndetit do të mbetet plotësisht në dorën tuaj.

Mos Reshtni Së Kujdesuri Për Higjenën

Higjena është e një rëndësie thelbësore jo vetëm gjatë pandemisë.Edhe nëse zhduket COVID-19, njerëzimi sapo kuptoi brishtësinë e tij.Izolimi dhe larja e duarve kanë një qëllim të rëndësishëm: të mos infektohemi.

Le të shpresojmë që njerëzit do të tregojnë kujdes me larjen e duarve siç ka bërë shumica deri më tani.Ne duhet ta zbatojmë këshillën e larjes së duarve rregullisht në çdo ditë të jetës.

Mos Vizitoni Njerëzit Që Janë Më Të Rrezikuar

Malli për gjyshërit të këput, e dimë, por ata mbeten shumë të rrezikuar edhe nga një përqafim.

Çdo vaksinë e mundshme kundër COVID-19 mund të kërkojë të paktën një vit.

Mbajtja e një distance ndaj njerëzve më të rrezikuar siç janë moshat e treta, është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Mos Planifikoni Pushime Jashtë Shtetit

Edhe nëse/kur të hapen kufinjtë duhet të kemi durim.Mos u joshni nga tarifat e lira të hoteleve apo fluturimeve.Në udhëtime të tilla shmangia e aeroporteve është e paevitueshme.

Aeroportet dhe avionët përbëjnë rrezik të lartë dhe janë kontribues të përhapjes masive të COVID-19 në mbarë globin.Për më tepër, nëse virusi kthehet sërish dhe vendet futen në karantinë, do ta keni të vështirë të ktheheni në shtëpi.

Mos I Hidhni Maskat
Pasiguria është e madhe. Nëse një valë tjetër infeksioni formohet sërish, karantinimi do të jetë i nevojshëm dhe po aq masat e sigurisë.

Maskat që ju gjenden në shtëpi ruajini sepse mund të keni nevojë për to në raste të tjera urgjente.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi

21:41 / November 24, 2026

Hetime për abuzime me 13-vjeçaren, arrestohen dy persona

20:58 / November 24, 2026

Shkodër/ Si u përfshi Ganjolla në hartën e kanabisit, fshati që njihej vetëm për prodhime bujqësore

19:46 / November 24, 2026

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu

15:50 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.