Pak kohë më parë, gazetarja Iva Tiço dha lajmin se më në fund kishte gjetur gjysmën e zemrës së saj.
Djali nga Gjermani, e kishte bërë për vete duke e ‘detyruar’ që të hiqte dorë nga jeta si beqare. Mesa duket, sot ai ka festuar edhe ditëlindjen, pasi Tiço i ka përgatitur një tortë, dhe mbi të ka vendosur disa qirinj.
Në postimin e saj, Iva rrëfen se si fillim kishte menduar të gatuante vetëm një kek prej çokollate, për të festuar të dy të mbyllur në karantinë prej koronavirusit.
“Një tortë ditëlindjeje, për t’i thënë të kam zemër. Kur e ke zemër dhe ai ka ditëlindjen dhe duhet të festoni vetëm të dy në shtëpi, sepse kështu ka qëlluar këtë vit, atëherë ia vlen një kek në formë zemre,”- shkruan ajo.
Postimi i Iva Tiços:
Një tortë ditëlindjeje, për t’i thënë “të kam zemër”. Kur e ke zemër dhe ai ka ditëlindjen dhe duhet të festoni vetëm të dy në shtëpi, sepse kështu ka qëlluar këtë vit, atëherë ia vlen një kek në formë zemre. Sigurisht me çokollatë. Këtë kisha menduar fillimisht, një kek të thjeshtë çokollate. Por pastaj shto ujë shto miell, doli një tortë e bukur si për ditëlindje fëmijësh. Miell dhe ujë nuk shtova fare, por një dozë dyfishe krem gjalpi me çokollatë dhe një shtresë të brendshme me reçel frutash pylli po njëherë…. Po ta kisha menduar që në fillim që do bëja një tortë të tillë, do kisha pjekur më vetë dy shtresat e kekut dhe nuk do t’i hidhja fryrës ëmbëlsirash. Por meqë ndërrova mendje rrugës dhe improvizova, ngela shumë e kënaqur me rezultatin (edhe pse jo chic, por fëminor). Sepse kur mbetesh mbyllur në shtëpi, mund të thuash “të kam zemër” edhe me një tortë të tillë, që të sjell shumë gëzim teksa e bën. Dhe shumë shije për nja dy ditë të mira, teksa e ha.