Dy automjete janë djegur gjatë natës në fshatin Çorraj të HImarës. Mjetet ishin të tipeve Benz, një autoveturë dhe jnë furgon të parkuara para banesës së pronarit të tyre, A.H. Policia ka nisur hetimet
NJOFTIMI
Himarë
Gjatë natës, në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
