Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Do kryente sulm terrorist në Gjermani, arrestohet në Tiranë “vizitori” i ISIS-it

09:27 / April 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isis gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 24-vjeçar nga Takaxhistani është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur prej një jave në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Ai akuzohet për “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Ndërkohë pesë shtetas të tjerë nga Takixhistani, pjesë e grupit ku bënte i riu i arrestuar në Tiranë u arrestuan më 15 prill në Gjermani.

Sipas prokurorisë së Karlsruhe në Gjermani ata kishin planifikuar të sulmonin përfshi dhe bazat ajrore të SHBA dhe kishin porositur tashmë në internet një pjesë të municioneve. Madje ata kishin planifikuar edhe të sulmonin një person që besonin se kishte shprehur kritika për islamin në publik.

Në fakt mediat në ato ditë thanë se dy prej të dyshuarve kishin udhëtuar për në Shqipëri për të kryer një atentat në këmbim të 40 mijë dollarëvem por projekti u dështoi.

NJOFTIMI I PLOTE

Drejtoria e Antiterrorit

Finalizohet me sukses operacioni “Vizitori”.

Operacioni, nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas nga Taxhikistani.

24-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani.

Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave me tendenca terroriste apo pjesëtarë të organizatave terroriste, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vizitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol ëiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.