Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plani i lehtësimit të masave, ja kur mund të hapen baret dhe restorantet në Shqipëri

18:55 / April 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
restorant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme disa faza të lehtësimit që do të vijojnë hap pas hapi nga fillimi i javës tjetër deri në datën 18 maj.

Manastirliu tha se do të vlerësohet, në varësi të impaktit dhe efektet e lirimit të masave, hapja e bareve dhe restoranteve.

Sipas Manastirliut pas datës 18 maj do të vlerësohet hapja e bareve dhe restoranteve fillimisht vetëm ato që shërbejnë në ambiente të hapura.

Po ashtu Manastirliu njoftoi se edhe shërbimi taksi nga data 4 maj do të lejohet në të gjithë territorin por me kushtin që qarkullimi do të lejohet me vetëm dy persona në automjet të cilët duhet të jenë të së njëjtës familje.

“Duke u bazuar në nivelet e rriskut kemi vendosur që nga data 4 maj si zona të gjelbërta janë bashkitë e Tropojës, Peqini, Devolli, Maqili, Vlora dhe Selenica, Puscteci.

Këto zona të gjelbërta do të kenë të njëjta orare lëvizjeje. Nga data 4 maj do të lejohet shërbimi taksi në të gjithë territorin e vendit duke lejuar deri ne 2 persona të së njëjtës familje.

Që të vijojmë me hapat e tjerë kërkohet të zbatoni rregullat e distancimit social. Nëse do të vihet re ndryshim i situatës për shkak të hapjeve të masave do të duhet ti rikthehemi masave shtrënguese.

Nga java që nis do të njihen me protokollet për bizneset që do të lejohen të hapen.

Pas dy javëve do të kemi efektet e hapjes.

Nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, nga 18 maji e në vijim do të vlerësojmë hapjen e bareve dhe restoranteve por në ambiente të hapura dhe në bazë të rregullave strikte”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.