Përmes një video në Facebook kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë ditën e punëtorëve me të gjithë ata që janë në krye të luftës, mjekë e infermiere, policë, mamitë, ushtria, punonjësit e dezinfektimit, mësuesit, etj.
“MIRËMËNGJES😊
në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton👐🏿🇦🇱❤️”, shkruan Rama.
