News 24 raporton se tre persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë një banesë në Zall Herr për të grabitur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së sotme.
Grabitësit kanë lidhur familjarët dhe më pas kanë marrë sende me vlerë dhe paratë që ata kishin në shtëpi. Sapo ata janë larguar nga banesa, familjarët kanë lajmëruar policinë.
Mësohet se në komisariat janë shoqëruar 10 persona të dyshuar, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.
