Krahas vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës, policia ka zbardhur edhe ngjarjen e fillimit të marsit ku mbetën të vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Autorët e dyshuar të ngjarjes janë të njëjtët sipas asaj që bëri të ditur policia. Njëri prej tyre, K.A, 22 vjeç ka pranuar të flasë duke treguar dinamikën e ngjarjes, që sipas policisë ka pas si shkak prishjen e pazareve të drogës.
“Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal”- tha Veliu gjate deklarates se sotme per mediat, ku njftoi zbardhen e atentatit te dyfishte ne Durres.
Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.
