Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka pranuar kërkesën e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani për më shumë kohë që të paraqesë argumentet e tij për mbarimin e mandatit.
Sipas Balkanweb, mbledhja e radhës e KLGJ mund të mbahet të martën edhe pse nuk ka një datë fikse. Presidenti Meta pak ditë më parë dërgoi një letër në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ ku konstatonte mbarimin e mandatit të Dvoranit si anëtar në Gjykatën e Lartë.
Dvoranit i ka mbaruar mandati që në 2014 por ka qëndruar në detyrë prej vakumit në GJL, derisa mbeti dhe si anëtari i vetëm i saj si pasojë edhe kreu i KED.
Tashmë me mbarimin e mandatit Ardian Dvorani duhet të largohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht dhe nga kreu i KED por gjithashtu duhet të vijojë përballjen me drejtësinë ndaj kallëzimeve penale nga Presidenti Meta jo më me si anëtar i këtij institucioni.
