Policia e Tiranës ka dhënë disa detaje në një informacion paraprak për ngjarjen e rëndë në fshatin Qinam të Tiranës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.50.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
