Aloe vera është përdorur prej shekujsh si një kurë natyrale për të gjitha shqetësimet e lëkurës.Nëse përdoret siç duhet, kjo bimë e mrekullueshme ul nivelin e glukozës në gjak.
Lidhja Mes Aloe Verës Dhe Diabetit
Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura autoimunitare. Ritmet e përhapjes së kësaj sëmundjeje janë shqetësuese.
Diabeti është një sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet aktivitetit fizik, ushqyerjes së duhur dhe një stil jetese të shëndetshëm.
Konsumi i rregullt i lëngut të bimës rregullon glukozën në gjak.Mjaftojnë 5-15 ml lëng aloe vere në ditë për të ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.
Në harkun kohor të 2 muajve, aloe vera mund të ulë sheqerin në gjak me 50 përqind.
Për më tepër, lëngu i kësaj bime është i pasur me antioksidantë dhe substanca që na mbrojnë nga ulçera, infeksionet dhe probleme të tjera shëndetsore të lidhura me diabetin.
Aloe vera stimulon sekretimin e insulinës ndaj zbut mjaft mirë simptomat e diabetit.Kjo bimë është krejt natyrale ndaj nuk shkakton efekte anësore në trajtimin e diabetit.
Si Mund Të Konsumoni Lëngun e Aloe Verës Kundër Diabetit
Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë përdorimin e lëngut të freskët e organik të aloe verës.
Në ditët e para të trajtimit mund të konsumoni një lugë çaji me aloe vere çdo ditë.
Kur trupi të mësohet me këtë lëng, atëherë mund të rrisni dozën në 3 lugë çaji në ditë.Nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur, mund të shtoni pak mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.
Si Prodhohet Lëngu i Aloe Verës?
Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje. Më poshtë do të gjeni të detajuar proçesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës.Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.
Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.
Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë.Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes.
Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.
