Italia njoftoi se do të rihapë dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Aeroportet që ishin mbyllur që më 13 mars do të hapen më datën 4 maj, kur nis në Itali edhe Faza 2 e pandemisë, në të cilën parashikohet edhe të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.
Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.
