Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Del emri i parë nga PS për bashkinë e Durrësit, Braho: Dëshira ime, por vendosin strukturat dhe Rama

21:34 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste ka nisur selektimin e emrave që pritet t’u besojë postin e kryebashkiakut të qytetit të Durrësit, pak muaj përpara zgjedhjeve lokale. Zërat për mos kandidimin e kryetarit aktual, Vangjush Dako, duket se kanë vënë përpara kohe në lëvizje strukturat e partisë për të mbështetur emra të ndryshëm për pasuesin e tij.Nga burime të brendshme, emri më i lakuar për të marrë drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme në vend, është ai i nënkryetarit aktual të saj, Arbër Braho, ku prej pesë vitesh mban këtë post.

Arbër Braho është i biri i deputetit socialist Spartak Braho, i cili është ndër themeluesit e Partisë Socialiste. Ndërkohë, flitet edhe për personazhe të tjera në bazën e socialistëve në Durrës, por aktualisht lista kryesohet nga Arbër Braho. Kujtojmë se ka qenë se fundi Dako, i cili në një intervistë të tij, ka pranuar mundësinë e moskandidimit të tij për një mandat tjetër por mundësinë e angazhimit të tij në ekzekutiv.

Në një prononcim të Braho lidhur me këto zëra për kandidaturën e tij, ai është shprehur se kjo është një dëshirë e tij, por shton se ai ende nuk e ka marrë një ftesë të tillë. Ai ka shtuar se do të respektojë çdo vendim të strukturave të partisë dhe të kryetarit Edi Rama, qofshin këto edhe për kandidatë të tjerë apo për ripropozimin e Dakos në këtë bashki.

“Përveç dëshirës mendoj se arma ime e fortë është se jam socialist 24 karat nga ata të 21 janarit të 2012, se e dua qytetin, njerëzit dhe hallet e tyre. Gjithsesi ky është një motiv që më obligon të futem në garë. Rëndësi ka që të fitojë më i miri socialist që do të vendosi PS”, është shprehur Braho.

quni

bashki braho Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.