Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Paraprakisht, bëhet me dije se si pasojë e një sherri mes të rinjve në qytetin juglindor është plagosur me thikë një prej tyre, shtetasi me inicialet J.T. Sherri dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ndërsa të gjithë të rinjtë janë shoqëruar në Komisariat nga Policia.
Fatmirësisht, i plagosuri me inicialet J.T ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
