Ndërsa zyrtarët e lartë të BE-së përpiqen të bien dakord për një paketë shpëtimi ‘Covid-19’ për vendet anëtare të prekura nga keq, përfshirë Italinë dhe Spanjën, kryeministri holandez Mark Rutte ripohoi publikisht mendimin e tij për këtë çështje duke i kthyer përgjigje një votuesi të shqetësuar: “Jo, jo, jo.”
Teksa po ecte pranë një fabrike, Rutte hasi një punëtor të grumbullimit të mbeturinave i cili i tha: “Të lutem! Mos u jepni para italianëve dhe spanjollëve!”
“Oh! Jo, jo, jo,” – u përgjigj Rutte në një koment të kapur nga kamerat e lajmeve, duke shtuar se ai e kishte mbajtur shënim kërkesën e punëtorit.
