Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Befasuese/ Thaçi fton Putinin për vizitë në Kosovë, ka edhe një kërkesë për Serbinë

21:56 / January 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nacut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar homologun e Rusisë, Vladimir Putin, që ta vizitojë Kosovën. “Kosova nuk është armike e Rusisë. I bëj thirrje atij të vijë në Kosovë. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, të krijojmë një lidhje” , tha Thaçi, në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti.

I pyetur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Thaçi është përgjigjur se “dialogu duhet të zhvillohet pa kushte nga të dyja palët”.

Presidenti kosovar ka thënë se beson se “Serbia nuk duhet të kërkojë shfuqizimin e taksës si kusht për vazhdimin e negociatave”.

I pyetur rreth mundësisë së një pjesëmarrjeje të mundshme më aktive të Rusisë në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian aktualisht e luan rolin udhëheqës në procesin e dialogut, dhe këtë rol do ta luajë edhe në të ardhmen.

Ai ka theksuar se është “frymëzuar shumë” nga biseda e drejtpërdrejtë që ka zhvilluar në Paris me Putinin, dy muaj më parë, kur presidenti serb i ka thënë Thaçit se “nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për paqe, nëpërmjet dialogut, ai do ta pranojë dhe do ta mbështesë një dokument të tillë”.

“Ky është një hap i ri dhe pozitiv”, ka vlerësuar Thaçi.

ftese Kosove serbi thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.