Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Prodhimi i vaksinës/ Kompania britanike shpreson të prodhojë 1 milionë doza në muaj

00:00 / May 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prodhues britanik që pritet të marrë përsipër prodhimin e vaksinës që po zhvillojnë shkencëtarët britanikë kundër koronavirusit thotë se brenda muajit maj shpreson të konfirmojë nëse mund të prodhojë një milion doza vaksine në muaj.

Ideja është që të krijohen rezerva të mjaftueshme të vaksinës që të jenë gati për përdorim sapo të jepet miratimi nga autoritetet. Cobra Biologics është një ndër firmat që mund të marrin autorizimin për të prodhuar vaksinën ChAdOx1 nCoV-19 që po zhvillojnë shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Peter Coleman tha se firma nuk merr përsipër efektshmërinë e vaksinës, pasi është në dorë të ekipit shkencor të Oksfordit të kryejë provat për të vërtetuar se vaksina funksionon. Por ai tha se në mes të majit do të bëhen prova me 200 litra prodhim. Nëse provat dalin me sukses, kompania do të jetë gati të prodhojë 1 milionë doza vaksine në muaj. “Këto doza mjaftojnë për provat klinike, por ndoshta edhe si fillim i mirë për rezervat që nevojiten për aplikim komercial”.

“Po operojmë me ritme shumë më të shpejta se sa zakonisht. Fakti që mund të fillojmë të krijojmë rezerva të vaksinës para se të jetë përmbyllur faza e parë (provat klinike) është shumë e pazakontë,” tha Coleman. Cobra Biologics nuk është e vetmja prodhuese. Një numër laboratoresh dhe prodhuesish farmaceutikë janë angazhuar për të mbështetur përpjekjet e shkencëtarëve britanikë për një vaksinë kundër koronavirusit. Me gjithë përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit të vaksinës, Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se është jorealiste të pritet një vaksinë para fundit të vitit 2020. Puna për vaksinë vazhdon në një numër laboratoresh në botë. Në përgjigje të përmasave të krizës aktuale, autoritetet në një numër vendesh kanë eliminuar disa pengesa burokratike për zhvillimin e vaksinës, megjithatë protokolli mjekësor kërkon që provat të zhvillohen në faza disa mujore, gjë që e zgjat procesin.

1 ml doza muaj prodhimi vaksines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.