Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump fal dy gjelat tradicionalë për Ditën e Falenderimeve, ja ku do të jetojnë pasi të largohen nga Shtëpia e Bardhë

22:58 / November 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vijuar një nga traditat më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, duke falur zyrtarisht dy gjela deti, të pagëzuar me emrat Freedom dhe Feathers, në prag të festës së Ditës së Falenderimeve.

Ceremonia u zhvillua të martën në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump u dha të dy shpendëve faljen presidenciale, duke i shpëtuar nga therja dhe konsumimi gjatë festës tradicionale amerikane.

Presidenti deklaroi se po u jepte atyre një “falje të plotë, absolute dhe të pakushtëzuar”, që sipas tij do të thotë se do të jetojnë përgjithmonë.

“Freedom, që nga ky moment, ke një falje të plotë dhe përfundimtare”, u shpreh Trump gjatë ceremonisë.

Ai tregoi gjithashtu se gjeli tjetër, Feathers, ishte larguar me vrap drejt shkurreve, por kjo nuk do të ndikonte në faljen e tij.

Freedom dhe Feathers u prezantuan fillimisht të hënën në hotelin Willard InterContinental në Washington, ku qëndruan në një suitë luksoze përpara vizitës së tyre në Shtëpinë e Bardhë. Këtë vit u zhvillua edicioni i 79-të i ceremonisë kombëtare të prezantimit të gjelave të detit për Ditën e Falënderimeve.

Tradita daton që nga viti 1947, kur Federata Kombëtare e Gjelave të Detit nisi t’i dhuronte presidentit amerikan dy shpendë për festën. Megjithatë, falja presidenciale siç njihet sot u bë traditë në vitin 1989, gjatë presidencës së George H. W. Bush.

Dy gjelat e këtij viti u rritën nga Scott dhe Becky Rightsell, në fermën e tyre në Fort Sybert, në shtetin e West Virginia-s. Për familjen Rightsell, e cila merret me bujqësi prej disa brezash, përzgjedhja për të rritur gjelat presidencialë përfaqëson një vlerësim të veçantë për punën e tyre.

“Ky është si Super Bowl-i i fermerëve që rrisin gjela deti”, deklaroi Scott Rightsell për CBS News.

Ai tregoi se dy shpendët mbërritën në fermë në muajin korrik, kur ishin ende të vegjël. Fermerët u kujdesën që t’i mësonin gradualisht me praninë e njerëzve, zhurmat e forta, kamerat dhe dritat e aparateve fotografike. Përzgjedhja nuk u bë vetëm në bazë të pamjes së jashtme, por edhe të sjelljes së tyre.

“Zgjodhëm ata që kishin temperamentin më të mirë. Duhet të kesh pamje të mirë dhe temperament të mirë”, tha Rightsell, duke shtuar me humor se procesi ishte disi si një konkurs bukurie.

Pas përfundimit të vizitës në Shtëpinë e Bardhë, dy gjelat do të udhëtojnë drejt College Station, në Teksas, ku do të kalojnë pjesën tjetër të jetës në Universitetin Texas A&M.

Ky është viti i parë që gjelat presidencialë do të vendosen në Teksas pas ceremonisë së faljes. Universiteti ka përgatitur një ambient të posaçëm për ta, me kontroll të temperaturës, verandë dhe hapësirë të jashtme ku do të mund të qëndrojnë.

Kujdesi i përditshëm për dy shpendët do t’u besohet gjashtë studentëve universitarë, të përzgjedhur posaçërisht për këtë detyrë.

Madje, sipas drejtueses së Federatës Kombëtare të Gjelave të Detit, Christy Puffenbarger, Freedom dhe Feathers mund të shfaqen edhe në ndeshjen e futbollit amerikan të së premtes mes Universitetit Texas A&M dhe Universitetit të Teksasit.

Dita e Falenderimeve fal gjela shtepia e bardhe trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Victoria Beckham bën hapin e papritur drejt pajtimit me Brooklyn, i kalon të drejtat tregtare të emrit pas përçarjes familjare

22:42 / November 24, 2026

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione

22:20 / November 24, 2026

Publikohen pamjet e arrestimit të “Chapo Isidro”, bosit të drogës në Meksikë, 17 të vrarë gjatë operacionit

14:53 / November 24, 2026

Kosovë/ Katër arrestime të reja për vrasjen e Arlinda Zekajt, në pranga edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati

14:25 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.