Avokati i të riut nga Taxhikistani ndaj të cilit gjykata vendosi arrest me burg thotë se ai është torturuar në vendin e tij.
Asllan Dogjani tha për mediat se 24-vjeçari ka ardhur në Shqipëri për të vizituar hallën e tij, dhe se sipas tij, nuk është e vërtetë që ai ka ardhur bashkë me dikë tjetër për të kryer sulm.
Lexo edhe- Do kryente sulm terrorist në Gjermani, arrestohet në Tiranë “vizitori” i ISIS-it
“Kërkoj të mos ekzagjerohen lajmet, pasi sjell pasoja morale për një vend dictatorial si Taxhikistani. Shërbimi sekret ka marrë gjithë familjen e tij dhe po i terrorizon, pasi është një vend më keq se regjimi i Enver Hoxhës.
Vjen për herë të parë në Shqipëri te halla e tij, nuk ka qenë asnjë herë tjetër. Klienti ka shkuar vetë në polici, vullnetarisht, dhe është e pavërtetë që ka ardhur në vendin tonë me dikë tjetër.
Ne kemi kërkuar masë sigirimi më të butë. Klientit tim i rrezikohet jeta në vendin tij, pasi atje e kanë dhunuar, duke përdorur edhe rrymë elektrike në trupin e tij. Ai ka ardhur me vizë në Shqipëri, për vizitë te halla e tij. Ai është një djalë shumë I mirë, është i martuar dhe pret një fëmijë. I ngelet hetimit në Gjermani të provojë, nëse ai ka kryer një vepër penale”, tha avokati.
