Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me autorin e albumit “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, Fation Plaku. Një libër fantastik me foto të vendeve më të mrekullueshme të Shqipërisë që ka shëtitur vetë Plaku.
“Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori.
Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”, shkruan Meta në Facebook.
