Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 50-vjeça të shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Ngjarja për të cilën akuzohet Laert Bimaj, tashmë pas hekurave, ka ndodhur në gusht të 2018 në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
“Ndalimi i tij u bë mbi bazën e Urdhërit të Ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, 278 të Kodit Penal. Ngjarja i referohet datës 6 Gusht 2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, L.B, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M”, thotë policia vlonjate.
Krahas tij janë arrestuar dhe tre të tjerë të shpallur në kërkim, Kristi Balli, 24 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për vjedhje dhe Ermal Arapaj, 28 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për “Moskallëzim krimi”
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë A.G., 29 vjeç, pasi në lagjen “Isa Boletini” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit K.Sh.
