Një helikopter i Ministrisë së Brendshme është rrëzuar paraditen e sotme pranë aeroportit të Shkupit.
Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një të lënduar. Alsat M raporton se sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër ë Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar. Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është lënduar.
