Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e rrallë! I moshuari pa simptoma me Covid, por e gjithë familja…

17:22 / May 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thanas Jaçe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte Thanas Jaçe, asimptomatiku i cili rezultoi pozitiv nga Covid-19.

Ai tregoi se pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja, vajza e tij së bashku me dhëndrin dhe mbesën ishin ata që kishin shfaqur temperaturë dhe simptoma të tjera.

Pasi bënë tamponin për virusin rezultoi se 4 pjestarët e tjerë të familjes, që kishin shfaqur shenja ishin negativë, ndërsa Thanas Jaçe që nuk kishte asnjë simptomë rezultoi pozitiv.

Pas marrjes së rezultatit, ai u veçua nga familja dhe jetoi i vetëm në një tjetër shtëpi.

Thanas Jaçe: U sëmur dhëndri 3-4 ditë, e kaloi ai me mjekimet që i dha doktori i familjes, pas tij vajza e vogël, mbesa ime 24 orë me temperaturë 37 e gjysmë, pastaj vajza ime ndenji 4 ditë dhe mori mjekime nga doktori i familjes. Pastaj u sëmur gruaja ime në datën 4 Prill. Në datë 4 deri 7, temperatura e gruas sime ishte 37 e gjysmë-38 dhe një ditë i vajti 39 dhe unë u detyrova të lajmëroj urgjencën. Erdhën bënë ato matjet e tyre dhe i thanë gruas nuk ke virus dhe u larguan. Pas mesnate, gruaja u djersit jashtëzakonisht shumë dhe unë u shqetësova, mora urgjencën dhe ata më thanë që do t’i bënin nesër testin. Vijnë për tamponin, na e morën mua dhe gruas, kaluan dhe tek shtëpia e dhëndrit, morën dhe 3 aty dhe u larguan. Të nesërmen vjen përgjigjja që 4 ishin negativë, unë dola pozitiv. Unë në të njëjtën kohë nuk kisha asnjë lloj simptome.

Mirela Milori: Pra ju që ishit asimptomatik, ju ishit me virus, ndërsa gjithë njerëzit e tjerë me temperaturë…?

Thanas Jaçe: Me mungesë oreksi, me djersë me dhimbje kyçe ata dolën negativë, unë dola pozitiv. Më pas unë kaloj i veçuar, qëndroj në shtëpi tjetër pa patur asnjë lloj kontakti. Lajmëroj doktorin e familjes në mënyrë urgjente dhe i them kam dalë kështu, nga sot e tutje do ndjek këshillat e tua dhe të personave të tjerë. 

Mirela Milori: Çfarë ndjeje? Po mos kishe bërë testin ishe njësoj si më parë, apo kishe ndonjë debulesë të lehtë, apo çfarë ?

Thanas Jaçe: Unë vetë kisha pak fare kollë, asnjë gjë tjetër. Isha shumë në rregull, pa probleme, pa temperaturë, me oreks të plotë, pa djersitje, me tension të rregullt, me të gjitha gjërat shumë në rregull./tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.