Italianët filluan që dje të dalin nga shtëpitë e tyre, duke thyer disi rregullat e vendosura nga qeveria, ndërsa sot ata kanë vërshuar masivisht nëpër rrugët e qyteteve, që deri dje ishin bërë simbol i qetësisë.
Pas nëntë javësh në karantinë, Italia doli nga bllokimi më i gjatë i ndodhur ndonjëherë në Europë. Në Venecia, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në shesh.
Metrotë në Milano u mbushën sërish, ndërkohë miliona njerëz pritet të dalin në punë, teksa shumë të tjerë që mund të punojnë nga shtëpi, do të mbetën sërish në izolim.




