Një 21-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa ka rënë nga lartësia e shtëpisë së tij. I riu u dërgua në spital në gjendje të rëndë po pa mundur të mbijetojë.
Nga të dhënat e para të policisë ai vuante nga depresioni pasi prej disa muajsh merrte mjekime për të.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.
