Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shet drogë dhe armë”/ E denoncojnë qytetarët, ja çfarë i gjen policia 27-vjeçarit

09:16 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge arme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e zonës “Irfan Tomini” në Tiranë kanë denoncuar në polici një 27-vjeçar se shiste drogë dhe armë sportive. Ai u vu në pranga e gjatë bastisjes së shtëpisë policia i gjeti armë e municione.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak”, thotë policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Denoncimi nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga 27-vjeçarin.

27-vjeçari ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shitjes e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

Sekuestrohet municion luftarak, armë gjahu, dorezë grushti, shkop gome dhe shkop metalik si ata që përdor Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të ardhur në Komisariatin Dixhital se një shtetas, në rrugën “Irfan Tomini”, shiste drogë, armë luftarake dhe sportive, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.