Ka shkuar në 820 numri i rasteve me koronavirus në vend, ku 17 raste të reja janë shënuar në vetëm 24 orë.
Sipas MSH, rastet janë të shpërndada 9 në Tiranë, 5 në Krujë dhe Kamza 3 raste vatër familjare. 820 qytetarë me COVID në të gjithë vendin. Gjithashtu është rritur dhe numri i shtrimeve në spital, i cili ka shkuar në 38.
E PLOTE/
Covid19, Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga 820 të prekur që nga fillimi I epidemisë, 70 % e tyre janë shëruar
Dr. Albana Fico
Instituti i Shëndetit Publik
Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha
strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave,
është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në
kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.
11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19,
ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9
raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me
COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë
shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.
Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në
numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë
shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë
në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që
të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën
personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet
protokollet e sigurisë.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë
menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të
prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19,
për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo
shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800
40-40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
