Së fundmi risi në shkencë është përdorimi i terapisë plazmatike për të shëruar pacientët me COVID-19, pra me antitrupat e personave të shëruar, por sa mund të realizohet kjo në Shqipëri.
Drejtoresha e ISHP-së i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve teksa thotë se përdorimi i çdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale. Do dojë kohë që gjithë këto njohuri ose eksperiencat e përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.
Pyetje: A kanë dalë rezultatet e para për testet seriologjike? Në çfarë faze janë?
Fico: Të gjithë po ndjekim me interes çështjen e testeve seriologjike, vazhdojmë me validimin e metodës.
Pyetje: Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe ka rezultuar e suksesshme. Po e konsideroni edhe ju një metodë të tillë? Nëse po a keni ju teknologjinë që duhet?
Fico: Kjo është një nga ato gjëra që ne jemi shprehur shpesh duke konstatuar faktin që komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme. Përdorimi i çdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale. Do dojë kohë që gjithë këto njohuri ose eksperiencat e përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.
