Pak muaj më parë kur nisi Operacioni Forca e Ligjit detaji që ra në sy përditë ishte zëdhënësja që bënte të ditur emrat e botës së krimit të cilët do të duhej të deklaronin pasuritë e tyre. Me syze të zeza dhe uniformën e OFL-së u deshën disa kohë që media të zbulonte se kush ishte bukuroshja që fshihej pas syzeve të errëta.
Por tashmë Eljes Breca nuk fshihet më, teksa pas shumë kohësh ka dalë sot në deklaratën për shtyp pa syzet që i fshihnin identitetin duke treguar dhe sytë e saj blu.
Ajo është e diplomuar për psikologji dhe ka rreth një vit që është pjesë e strukturës së Marrëdhënieve me Publikun të OFL-së. Breça ka eksperiencë në FNSH-në e Fierit dhe momentalisht është në pozicionin civil.

