Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do marrim opinion nga partnerët”/ KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

15:13 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KLGJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Latë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvoranin, për të cilin Presidenti Meta kishtë kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati.

KLGJ-ja thotë se kjo shtyrje u bë me qëllim që të njohë z. Dvorani me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot me datë 05.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Bazuar në nenin 82 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbledhja plenare nisi me shqyrtimin dhe miratimin e raportit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2019”, në të cilin pasqyrohet në tërësi gjithë veprimtaria, arritjet dhe problematikat si të KLGJ-së dhe sistemit gjyqësor përgjatë vitit 2019. Në përfundim bazuar në gjetjet konkrete të analizuara, Këshilli i paraqet Kuvendit të Shqipërisë raportin me sugjerimet përkatëse për përmirësimin e situatës.

Këshilli në përputhje me aktin normativ nr.15/2020, me të cilin është parashikuar rishikimi i dytë i Buxhetit të Shtetit për shkak të situatës së pandemisë, vendosi miratimin e detajimit të fondeve të lira, nga buxheti i vitit 2020, në sistemin gjyqësor dhe vënien në dispozicion të tyre për përballimin e kësaj situate.

Gjithashtu, Këshilli vendosi detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve me kontratë në disa gjykata për vitin 2020, me qëllim plotësimin e nevojave të tyre për personel ndihmës.

Në vijim të mbledhjes plenare të datës 27 prill 2020, Këshilli vazhdoi shqyrtimin e shkresës së Presidentit të Republikës lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z. Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë. Pas shqyrtimit të shpjegimeve të dhëna nga z. Dvorani si dhe propozimeve të disa anëtarëve të tij, Këshilli, me shumicë votash, vendosi shtyrjen e shqyrtimit të kësaj çështjeje. Kjo shtyrje u bë me qëllim që të njohë z. Dvorani me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.