Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë ndodh nëse nuk ka vaksinë? Pipero jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do kemi një imunoglobulinë

20:32 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pipero 737x450 737x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nëse nuk do të kemi një vaksinëshumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të sharuar rastet e rënda me koronavirus”. Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora News, duke iu referuar studimit më të fundit të Universitetit të Utrechtit në Holandë.

Sipas Piperos edhe nëse do të kemi një rikthim të virusit në vjeshtë apo dimër, impakti negativ nuk do të jetë kaq i madh sa në valën e parë.

Pëllumb Pipero: Në rast se nuk kemi një vaksinë mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet. Por, duhet të kemi në konsideratë që rikthimi i një vale të dytë nuk do ketë këtë impakt që pati në valën e parë. Një pjesë e madhe e qytetarëve bie në kontakt, duke rënë në kontakt krijojnë imunitet. 

Informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve. Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin. Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për ti mjekuar. 

Fakti që prodhohen antitrupa dëshmon që personat që bien në kontakt fitojnë imunitet. Së dyti sistemet shëndetësore do jenë shumë herë më të përgatitura. Së treti nuk është e thënë ti themi njerëzve në fund të këtij viti dy herë kujdes se kemi virusin. Por boll t’ja rikujtojmë dhe ata do ti zbatojnë. Prandaj për të gjitha këto arsye them se rikthimi i një vale të dytë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit do ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhë.

Sipas Piperos, masat lehtësuese nuk duhet të shkujdesin qytetarët, por përkundrazi duhet të rrisin më shumë vigjilencën. Ai tha se grafiku i të infektuarve me COVID-19 ka luhatje, por është në ulje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.