Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shefja e Infektivit të Pediatrisë komenton fenomenin, pse po shfaqet sindroma Kavasaki tek fëmijët

20:46 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjeorxhina Kuli, shefe e Infektivit të Pediatrisë dhe njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik kundër Covid-19 u pyet për rastet me sindromën Kavasaki mes fëmijëve.

Ajo tha se kjo sëmundje është lidhur me infeksione streptokoksike, më pas me mikrobaktere dhe me koronaviruse të tjerë.

“Sëmundja Kavasaki është një sëmundje që është lidhur me infeksione streptokoksike, më pas me mikrobaktere dhe me koronaviruse të tjerë. Së fundi, u radhit edhe SARS-COV-2. Por, ende nuk është gjetur shkaktari direkt i kësaj sëmundjeje, që është inflamacion i mureve të enëve të gjakut me kalibër të mesëm. Ky quhet vaskulit dhe manifestohet me temperaturë të lartë që zgjat mbi 5 ditë, e shoqëruar me skuqje sysh, prishje të mukozës së gojës, me rrjepje përreth gishtave, me puçrra në lëkurë që ngjajnë me fruthin dhe me enjtje të duarve dhe këmbëve. Ne kemi pasur fëmijë me këtë sëmundje edhe më parë, kemi që në vitin 1995 që në vendin tonë janë diagnostikuar rreth 30 fëmijë, të gjithë të shëruar. Nuk ka analizë specifike për sëmundjen Kavasaki, por është diagnozë klinike që duhet ta mbështesësh mbi këto të dhëna dhe të përjashtohen një pjesë e mirë e infeksioneve që shkaktojnë këtë klinikë. Momentalisht, nuk kemi pasur asnjë fëmijë me këtë sëmundje, jo vetëm të lidhur me këtë sindromë, por në përgjithësi”, tha ajo për A2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.