Një 34-vjeçar është kallëzuar si i zhdukur nga familjarët e tij në Vlorë. Martin Seleni ka humbur kontaktet me familjen prej 72 orësh tashmë.
Ai punonte në një fasoneri dhe doli të tërhiqte pagën në bankë, por nuk u kthye më. Që prej atij moment nuk kanë më asnjë kontakt me të.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.05.2020, në ambientet e Policisë ka bërë kallëzim shtetasi V. S se i është larguar nga banesa djali i tij 34 vjeçar M.S. Po punohet për gjetjen e tij
