Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

A erdhi koronavirusi në Shqipëri që në janar? Ja çfarë thonë ekspertët

12:46 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Infektivi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me Komitetin e Ekspertëve një çështje e ngritur është ajo që të gjithë po flasin, koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri që në janar. Në fakt janë publikuar edhe pamje radiologjike apo imazherike që janë bërë në janar për të cilat pretendohen se flasin për koronavirus tek pacientët që kanë qenë të shtruar në sanatorium në atë kohë.

“Në opinionin tim dhe nga rezultate që kam parë, nuk mendoj se kemi pasur raste që nga janari apo nga përpara. Them se COVID, sëmundja ka ardhur nga fqinji jonë, Italia. Dhe më pas erdhi tek neve. Edhe nga rezultatet që shoh, nuk është se është pjesë e lartë e popullsisë që ka kaluar”, tha mjeku Andi Koraqi.

Të njëjtën hipotezë mbrojti dhe mjeku tjetër infeksionist, Tritan Kalo. “I kam shprehur mendimet e mia. Pasi të arrish në një përfundim për fillimin e një epidemie duhet të plotësohen disa faktorë. Së pari është fakto epidemiologjik, se kur ke izoluar rastin e parë, Së dy; faktori seriologjik. Nëse një përqindje e caktuar e popullatës, e kalon pragun 15-20 %, duhet kombinuar me klinikën e të sëmurëve që janë paraqitur në shërbim, apo dhe shtimi i vdekjeve me infeksione respiratorë, që për mua nuk më rezulton i lartë në këto kohë. Një element tjetër është dhe ai radiologjik apo imazherik. Ato merren si sinjifikative për COVID-19.”, pohoi ai.

Ndërkohë, doktoreshë Najada Çomo tha se muaj janar kemi një fluks të shtuar të pacientëve për shkak të gripit.

“Në muajin janar kemi një fluks të shtuar të pacientëve për shkak të gripit. Ka një problem, që në fund të muajit janar ne kemi kërkuar për rastin e parë, pasi kishim lidhje me Kinën. Vëmendja jonë që në fund të muajit dhjetor, ka qenë në gatishmëri, pasi kërkonim raste. Ne nuk kishim raste të shtuara për të identifikuar. Nuk mund të kishim raste të shumta kur masat ishin të pakta, dhe tani që masat i kemi të shumta, te kemi raste të pakta. A ka pasur pneumoni intensticiale? Padyshim po. Ajo ka shumë faktor. I përgjigjem zyrtarisht kësaj pyetje se në Shërbimin Infektiv nuk mund të ketë pasur kurrsesi persona të infektuar nga COVID-19 me parë”, tha Como.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.